Breaking News

Turqia vend shumë më i sigurt se SHBA-ja

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, në lidhje me paralajmërimin e bërë nga SHBA-ja për udhëtim drejt Turqisë, është shprehur se “Nuk duhet të humbim kohë me një qëndrim të panevojshëm që nuk i përshtatet një aleati dhe maturisë, ashtu sikur paralajmërimi fundit i SHBA-ve për udhëtim”, raporton agjencia Anadoli e lajmeve.

Ministri Çavushoglu, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një vizite në vendin ku ka rënë dëshmor ish-kryeambasadori turk në Los Angeles, Kemal Arıkan, pasi u vra nga terroristët armenë në vitin 1982. Pyetjes nëse do të diskutohet në takimin me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, paralajmërimi i SHBA-ve për udhëtimin drejt Turqisë, Çavushoglu ka theksuar se me Tillerson kanë diskutuar çështjet dypalëshe në çdo takim. Pasi ka vënë në dukje se në të vërtetë dëshirojnë të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin për problemet rajonale, Çavushoglu tha: “Për këtë arsye nuk duhet të humbim kohë dhe energji me qëndrime të panevojshme që nuk i përshtaten një aleati dhe maturisë, ashtu sikur pezullimi i procesit të vizave dhe aktualisht me paralajmërimin e fundit për udhëtimin.” Duke rikujtuar se pas paralajmërimit të SHBA-së për udhëtimin edhe Turqia ka bërë një paralajmërim për udhëtimet, Çavushoglu ka theksuar: “Turqia nuk është një vend më pak i sigurt se SHBA. Madje përkundrazi Turqia është një vend shumë më i sigurt se SHBA”.

Advertisements