Breaking News

Sukseset e ushtrisë siriane në provincën Alepo

Ushtria siriane ka çliruar pesë fshatra të tjerë në periferi të provincës Alepo, të cilët më parë ishin nën kontrollin e Frontit Al Nusra.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve Sana, në sulmet e ushtrisë siriane ndaj pozicioneve të terroristëve të Frontit Al Nusra në periferinë lindore të Alepos (veri të Sirisë), është vrarë një numër i madh i terroristëve dhe është shkatërruar sasi e madhe e armatimit. Ditë më parë, forcat e ushtrisë siriane në kuadër të përpjekjeve për të pastruar të gjithë territorin sirian nga prania e terroristëve, kanë arritur të çlirojnë zona të tjera nga zgjedha e terroristëve të grupit  terrorist Fronti Nusra. Burimet siriane kanë njoftuar se ushtria ka arritur të çlirojë pjesën perëndimore të periferisë së provincës Damask dhe rrethinat e qytetit Ganitra. Gjithashtu ushtria siriane ka arritur të çlirojë fshatrat Bejt Saber, Bejt Tima dhe kodrat Magala në perëndim të provincës së Damaskut të cilët më parë mbaheshin të pushtuara nga terroristët e frontit Nusra.

Advertisements