Breaking News

Deklarata e ministrisë së jashtme të Iranit, mbi sanksionet e reja amerikane

Ministria e jashtme e Iranit, me anë të një deklarate ka reaguar ndaj sanksioneve të reja të qeverisë amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit.

Në deklaratën e nxjerrë nga ministria e jashtme e Iranit thuhet; Presidenti amerikan megjithëse për një vit është përpjekur të shkatërrojë marrëveshjen bërthamore, ai edhe një herë u detyrua të shtyjë afatin për lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit. Struktura e fuqishme e marrëveshjes bërthamore dhe mbështetja ndërkombëtare ndaj kësaj marrëveshjeje, nuk i ka lënë hapësirë presidentit amerikan, regjimit sionist dhe aleatëve të tyre luftënxitës që të realizojnë ëndrrën e tyre për anulimin ose ndryshimin e marrëveshjes bërthamore. Presidenti amerikan në kuadër të veprimtarisë së tij armiqësore kundër kombit iranian ka kërcënuar disa herë për shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore, por në këtë aspekt është treguar i pafuqishëm. Republika Islamike e Iranit së bashku me anëtarët e tjerë nënshkrues të marrëveshjes bërthamore dhe programit të përbashkët të  veprimit ka deklaruar se marrëveshja është një marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund të ri negociohet. Irani nuk do të ndërmarrë asnjë hap që është përtej marrëveshjes bërthamore. Irani nuk do të pranojë asnjë ndryshim të marrëveshjes, as tani dhe as në të ardhmen dhe nuk do të lejojë ndërlidhjen e marrëveshjes bërthamore me çështje të tjera. Qeveria amerikane ashtu si anëtarët e tjerë të programit të përbashkët të veprimit, është e detyruar të zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes dhe ajo nëse me pretekste boshe mundohet të sabotojë dhe mos-zbatojë përgjegjësitë e saj, duhet të mbajë përgjegjësinë e pasojave të mëpasshme. Deri tani presidenti amerikan përkundër dëshirës së tij, ka firmosur për të tretën herë shtyrjen e afatit për lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit.

Advertisements