Breaking News

Anulohet vizita e Donald Trump në Britaninë e Madhe

Vizita e presidentit amerikan në Britaninë e Madhe e cila ishte parashikuar për muajin Janar, është anuluar për shkak të transmetimit të një filmi anti-islamik të Trump në Twitter dhe për shkak të tensioneve mes tij dhe kryeministres angleze.

Ritransmetimi i filmit anti-islamik nga ana e Donald Trump në Twitter ka ngjallur reagimin e fuqishëm të kryeministres angleze Theresa May. Nga ana e tij Donald Trump ka refuzuar kritikat e kryeministres Theresa May. Donald Trump në mesazhin e tij reagues ndaj Theresa May ka thënë: Theresa May mos u përqendron tek unë, përqendrohu tek terrorizmi islamik radikal që po ndodh aktualisht në Britani. Theresa May nga ana e saj, në kohën kur ishte për një vizitë në Jordani, veprimin e Donald Trump në publikimin e videos anti-islame e ka quajtur gabim. Tensionet mes krerëve të Amerikës dhe Britanisë së madhe i ka detyruar funksionarët e Londrës që të bëjnë kërkesë për anulimin e vizitës së presidentit amerikan në Londër. Deri tani nuk është caktuar ndonjë datë e re për takimin mes kryeministres Theresa May dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Advertisements