Breaking News

Zarif: Amerika nuk ka çfarë tu thotë më të tjerëve

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj miratimit të rezolutës anti-iraniane në Kongresin amerikan, rezolutë e cila mbështet trazirat në Iran, deklaroi se Amerika nuk ka çfarë tu thotë më të tjerëve.

I ndodhur në Moskë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se populli iranian ka reaguar se mbështet dhe mbron të drejtat e tij ndërsa qeveria e Republikës Islamike të Iranit duke respektuar të drejtat e popullit thekson në të drejtën e zgjedhjes dhe kritikës. Aleatët e Amerikës në rajon nuk respektojnë asnjë prej të drejtat e popujve të tyre dhe jo vetëm qeveria amerikane por as kongresi amerikan nuk shpreh shqetësime mbi gjendjen në këto vende. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani, sigurinë, qetësinë dhe progresin e tij ekonomik e ka arritur falë kombit iranian, mbështetjes së popullit dhe mbështetjes tek sovraniteti kombëtar. Sa i përket vendimit të mundshëm të presidentit amerikan lidhur me marrëveshjen bërthamore, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se ky vendim është i paparashikueshëm dhe shtoi se Trump është bërë pretekst që edhe partnerët e Amerikës të mos kenë besim tek amerikan. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Moskë deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare është shprehur haptazi se nuk mbështet politikat e Amerikës të cilat janë dëmtuese. Ndër të tjera ministri jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: Në takimin e javës së kaluar të KS të OKB që ishte një takim i parëndësishëm dhe i papërshtatshëm, me gjithë presionet e Amerikës të gjithë vendet anëtare të këtij këshilli theksuan domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga të gjitha palët dhe kjo në vetvete ishte një bashkim mendimesh. Ndër të tjera ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se ky bashkim duhet të kthehet në veprim dhe shtoi se amerikan duhet ta kuptojë se kjo është bashkësia botërore dhe ajo duhet të përmirësojë politikat e saj. Bashkësia botërore dëshiron vazhdimin e marrëveshjes bërthamore dhe ajo do të bëjë qëndresë përballë çdo veprimi dashakeq apo kundërvajtje të Amerikës. Vlen të theksohet se mëngjesin e së mërkurës ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkoi në Moskë për tu takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Kjo vizitë u krye në kuadër të kontakteve të vazhdueshme të Iranit dhe Rusisë. Pas një vizitë në Moskë ku Muhamed Xhavad Zarif u takua me homologun e tij Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë iraniane u nis për në Bruksel ku me ftesë të Federika Mogherini dot ë mbahet takimi mes ministrave të jashtëm të Iranit, Anglisë, Gjermanisë dhe Francës.

Advertisements