Breaking News

Vazhdon operacioni për shuarjen e zjarrit të anijes iraniane në ujërat e Kinës

Sipas një njoftimi të konsullit iranian në Shangai të Kinës, z. Ali’reza Airush, operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë anijen iraniane të naftës në ujërat kineze vazhdon akoma.

Anija iraniane që transportonte naftë dhe që është përfshirë nga flakët për shkak të një aksidenti me një anije kineze vazhdon të digjet. Ali’reza Airush, kryekonsulli i Republikës Islamike të Iranit në Shangai deklaroi se kontrollimi i flakëve të anijes është punë shumë e vështirë dhe theksoi se trupat e kufomave të këtij aksidenti janë dërguar për ekzaminimin në Shangai, ndërkohë që puna për gjetjen e personave të zhdukur vazhdon akoma. Anija naftëmbajtëse e Iranit në kohën e përplasjes kishte 32 persona si ekuipazh prej të cilëve 30 janë iranianë. Anija iraniane është përplasur 160 milje larg nga deti i Kinës në afërsi të Shangait. Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Organizatës Detare Ndërkombëtare (AIMO), tha të martën se organizata është duke ndjekur këtë rast dhe është gati të ofrojë çdo ndihmë teknike të nevojshme për të shpëtuar të mbijetuarit e aksidentit.

Advertisements