Breaking News

Ruhani: Uniteti i popullit iranian kundër trazirave një tjetër sukses i kombit përballë armiqve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke folur mbi zhvillimet e fundit në Iran deklaroi se pjesëmarrja dhe angazhimi aktiv i popullit iranian dhe uniteti i të gjitha grupeve politike, etnike dhe fetare kundër elementëve destruktivë në trazirat e fundit në Iran, ishte një tjetër sukses i kombit iranian përballë armiqve.

Hasan Ruhani ditën e martë në takimin e këshillit të lartë të revolucionit kulturor, kërkoi të gjendet shkaqet kryesore të zhvillimeve të fundit dhe pasi shprehu vullnetin e plotë të funksionarëve për tu dhënë përgjigjen kërkesave të popullit tha: Inteligjenca e popullit, e universitarëve dhe të shtresave të ndryshme të shoqërisë tregoi se me gjithë problemet ekzistuese populli iranian bën qëndresë dhe reziston kundrejt intrigave dhe komploteve anti-revolucionare dhe të armikut. Me këtë rast presidenti iranian falënderoi forcat e rendit, të informacionit, gardës revolucionare dhe forcat vullnetare për administrimin e zhvillimeve të fundit përkrah populli iranian dhe për punën e tyre të mirë. Presidenti iranian gjithashtu përmendi njëvjetorin e vdekjes së Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, ish kreu u asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit në Iran dhe tha se ai kishte një personalitet të veçantë, ishte dijetar i lartë, teoricien dhe një politikan i madh që gëzonte respekt nga i gjithë populli dhe Bashkësia Ndërkombëtare. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani ka vdekur më 8 janar të vitit 2017 në moshën 82 vjeçare nga një infarkt në zemër.

Advertisements