Breaking News

Mike Pence i kënaqur nga rezoluta anti-iraniane

Zv/presidenti amerikan falënderoi përfaqësuesit e dy partive politike në Amerikë për votimin pro ndaj rezolutës anti-iraniane.

Sipas një njoftimi të Pars Today, zv/presidenti amerikan Mike Pence është shprehur i kënaqur nga miratimi i rezolutës anti-iraniane në Kongresin amerikan. Ai në një mesazh të tij në Twitter ka publikuar një foto me dy pjesëtarë të kongresit nga dy partitë kryesore politike në Amerikë dhe ka shkruar; Sot Kongresi ka shprehur mbështetjen e tij për popullin “ Liridashës” të Iranit që ka marrë pjesë në protestat paqësore. Falënderoj krerët e të dy partive për miratimin e kësaj rezolute. Rezoluta anti-iraniane në kongresin amerikan u miratua me 415 vota pro, 2 kundër dhe 15 vota abstenim.

Advertisements