Breaking News

Martirizohen 15 fëmijë palestinezë në vitin 2017

Lëvizja Botërore për mbrojtjen e fëmijëve, ka njoftuar se forcat e regjimit sionist përgjatë vitit 2017 kanë vrarë 15 palestinezë në rripin e Gazës, në rajonin BPLJ dhe në Kods.

Dega e kësaj lëvizjeje në Palestinë ditën e martë nxori një raport ku thuhet se në vitin 2017, 12 fëmijë palestinezë janë vrarë me armë zjarri nga forcat sioniste, 4 në përleshjet me sionistët dhe 8 fëmijë të tjerë palestinezë janë vrarë pasi janë ndjekur nga forcat sioniste që kanë pretenduar se këta fëmijë kanë kryer qëndresë dhe rezistencë. Gjithashtu 3 fëmijë palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Riadh Ashker kreu i qendrës për çështjet e të burgosurve palestinezë ka thënë se pushtuesit sionistë në vitin 2017 kanë arrestuar të paktën 170 gra dhe fëmijë palestinezë. Sipas statistikave të grupit për të drejtat e njeriut Dhamir në Palestinë, rreth 7 mijë palestinezë mbahen në kushte kritike dhe çnjerëzore në burgjet e regjimit sionist.

Advertisements