Breaking News

Vazhdon djegia e anijes iraniane të naftës

Anija iraniane që transportonte naftë dhe që është përfshirë nga flakët për shkak të një aksidenti me një anije kineze vazhdon të digjet.

Alireza Ajrush, kryekonsulli i Republikës Islamike të Iranit në Shangai deklaroi se kontrollimi i flakëve të anijes është punë shumë e vështirë dhe theksoi se trupat e kufomave të këtij aksidenti janë dërguar për ekzaminimin në Shangai, ndërkohë që puna për gjetjen e personave të zhdukur vazhdon akoma. Anija naftëmbajtëse e Iranit në kohën e përplasjes kishte 32 persona si ekuipazh prej të cilëve 30 janë iranianë. Anija iraniane është përplasur 160 milje larg nga deti i Kinës në afërsi të Shangait.

Advertisements