Breaking News

Nis dialogu i parë zyrtar mes dy Koreve

Sot në fshatin Panmunjom të njohur ndryshe si fshati i paqes, do të nisi zyrtarisht negociatat mes dy koreve.

Koreja Veriore ka pranuar ftesën e Koresë Jugore për të zhvilluar bisedime të nivelit të lartë. Takimi që do të organizohet sot më datë 9 janar do të përqendrohet në gjetjen e një mënyrë që atletët e Koresë së veriut të ndjekin Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut që do të zhvillohen në shkurt. Ministria për bashkim e Koresë Jugore ka thënë se Koreja Veriore ka dërguar konfirmimin që bisedimet të mbahen më 9 janar. Takimi që do të mbahet në Panmunjom një zonë kufitare mes dy Koreve, është takimi i parë nivelit të lartë që dy Koretë kanë pasur që nga dhjetori 2015. Koreja Jugore është shprehur optimiste se në negociatat e sotme me Korenë Veriore, përveç lojërave dimërore olimpike, do të shqyrtohet edhe mundësia për takimin mes familjeve që kanë mbetur mbrapa kufijve të të dy vendeve. Seuli po kërkon një rrugë që në negociatat që do të zhvillohen sot me autoritetet e Penianit, të bisedohet edhe për çështjen e takimit të familjeve të cilat pas luftës në Gadishullin Korean, kanë mbetur prapa kufijve të të dy vendeve. Vlen të theksohet se të dy palët javën e kaluar kanë rënë dakord për zhvillimin e negociatave për dërgimin e delegacionit sportiv të Penianit në lojërat olimpike dimërore në Korenë Jugore. Ndërkohë që lideri verikorean ditë më parë ka deklaruar se rrethanat duhet të jenë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me Korenë Jugore.

Advertisements