Breaking News

Burgosen 11 princat sauditë

Arabia Saudite ka akuzuar 11 princa, të cilët u arrestuan së fundmi për shkak se kanë protestuar ndaj rritjes së çmimeve të benzinës dhe vendosjes së taksës mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Sipas deklaratës së Ministrisë së Informacionit të Arabisë Saudite, 11 princat janë akuzuar për “një numër veprash penale” dhe po mbahen në burgun e sigurisë maksimal në al-Hair, në jug të kryeqytetit Riad. Princi i kurorës Muhamed bin Salman filloi arrestimin e qindra princave dhe biznesmenëve në fund të vitit të kaluar në atë që është prezantuar si një “fushatë kundër korrupsionit”. Princave u është kërkuar të paguajnë gjoba të rënda që arrijnë në miliarda dollarë. Paratë mendohet të jenë të nevojshme për të financuar projektin ambicioz Vizion 2030, i cili kërkon të ulë varësinë e mbretërisë saudite nga nafta. Arabia Saudite gjithashtu ka dyfishuar çmimet e benzinës dhe ka futur një TVSH prej pesë për qind në shumicën e mallrave dhe shërbimeve për të shlyer deficitin buxhetor.

Advertisements