Breaking News

Televizioni francez pohon përdorimin e videove false mbi trazirat në Iran

Kanali televiziv i Francës ka pohuar faktin se mbi trazirat në Iran ka transmetuar video false dhe jo të vërteta.

Ky kanal në rrjetin social të tij ka njoftuar teleshikuesit e vet se videot që janë transmetuar për Iranin, nuk janë të vërtetë por vetëm pretendohet se janë të vërteta. Televizioni francez ka pohuar se një prej këtyre protestave është video e marrë vitin e kaluar në protestat e organizuara në Argjentinë dhe 1 video tjetër u përket protestave të organizuar në Bahrejn. Ditët e fundit, një numër njerëzish në disa qytete në Iran, duke protestuar për çmimet e disa mallrave dhe dobësinë e qeverisë në kontrollimin e tyre, u ngritën në protestua, por disa prej këtyre tubimeve u shfrytëzuan nga elementë oportunistë të cilët kryen trazira duke pasur mbështetjen e huaj. Autoritetet amerikane, regjimi sionist dhe mediat e huaja po i shfrytëzojnë këto tubime popullore për të drejtuar njerëzit në drejtim të trazirave dhe kaosit. Por të mërkurën, Irani, me një marshim masiv dhe me vullnet të plotë në qytete të ndryshme, shprehu zemërimin dhe neverinë ndaj komplotit të ri të armiqve dhe ndaj atyre që me veprime të dhunshme shkatërrojnë pronën publike.

Advertisements