Breaking News

Pasardhësi i Ali Abdullah Saleh u emërua nga Partia e Kongresit Kombëtar të Jemenit

Anëtarët e Partisë së Kongresit Kombëtar të Jemenit emëruan për kryetar të kësaj partie Sadek Amin Abu Rasa si pasardhës të Ali Abdullah Saleh.

Sadek Amin Abu Rasa u zgjodh si pasardhës i Ali Abdullah Saleh për të drejtuar Partinë e Kongresit Kombëtar të Jemenit, njofton rrjeti televiziv Al Mejadin. Abu Rasa ishte më parë nënkryetar i Partisë Kongresi Kombëtar. Vlen të theksohet se Ali Abdullah Saleh kohë më parë është vrarë në Jemen si pasojë e përleshjeve midis palëve të përfshira në konfliktin disa vjeçar në këtë vend.

Advertisements