Breaking News

HRW kërkon ndalimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite

Keneth Routh, drejtoreshë ekzekutive e HRW ka kërkuar ndërprerjen e shitjes së armëve për Arabinë Saudite.

Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit. Drejtoresha ekzekutive e organizatës HRW ka thënë se veprimtaria e presidentit amerikan në mbështetje të të drejtave të njeriut nuk është në nivelin e as mbështetjes me fjalë jo më me vepra. Keneth Routh drejtoreshë ekzekutive e HRW në një mesazh në Twitter ka kritikuar presidentin Donald Trump dhe qëndrimet e tij kundrejt mbështetjes së të drejtave të njeriut. Shumica e presidentëve amerikanë të paktën me fjalë janë shprehur në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe këtë çështje e kanë vendosur si pjesë e doktrinës së politikës së jashtme mirëpo presidenti aktual nuk është angazhuar aspak për këtë çështje. Routh tha se ka ardhur koha që Amerika, Anglia dhe Franca të ndërpresin shitjen e armëve për Arabinë Saudite. Këto armë përdoren për të sulmuar dhe bombarduar Jemenin dhe për vrasjen e njerëzve të pafajshëm në këtë vend. Keneth Routh, drejtoreshë e organizatës mbrojtëse të të drejtave të njeriut HRW, në faqen e saj në Twitter pasi përmendi disa nga rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Arabisë Saudite, kritikoi ashpër qeverinë amerikane për shkak të armëve që ajo i ka shitur Riadit. Organizata ndërkombëtare HRW publikoi një raport ku kritikon qeverinë amerikane për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite e cila po i përdor këto armatime për të kryer masakra kundër popullit jemenas. Duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të shitjes së armëve Arabisë Saudite nga qeveria amerikane, HRW deklaroi se Uashingtoni po bëhet partner në krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që po kryen regjimi Al Saud kundër popullit të Jemenit. Edhe degët e HRW në Gjermani, Francë dhe Spanjë kanë dënuar qeveritë e këtyre vendeve për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite dhe kanë kërkuar ndaljen e menjëhershme të kësaj tregtie të pistë. Organizata HRË gjithashtu ka publikuar edhe një raport tjetër me titull “Bombat e Amerikës kundër Jemenit” në të cilin është theksuar se Amerika dhe Anglia po luajnë rol të rëndësishëm në agresionin ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Kjo organizatë ka inspektuar një qendër të ujësjellësit në periferi të kryeqytetit të Jemenit Sana, që ishte sulmuar nga forcat ajrore saudite dhe ka gjetur pjesë të bombave të prodhuara nga kompania amerikane Raytheon. HRW e quan Amerikën partnere të  Arabisë Saudite në krimet kundër popullit të Jemenit dhe shton se që prej fillimit të agresionit saudit kundër Jemenit në Mars 2015, SHBA i ka shtuar ndjeshëm ndihmat ushtarakë për regjimin e Arabisë Saudite duke marrë pjesë direkt në masakrat kundër popullit jemenas. Ndërkohë, gjatë vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Riad, u nënshkruan disa marrëveshje për shitjen e armëve amerikane Arabisë Saudite me vlerë disa miliarda dollarë.

Advertisements