Breaking News

Shpëtojnë 84 emigrantë në Mesdhe

Garda bregdetare italiane ka shpëtuar 84 emigrantë të paligjshëm në Detin Mesdhe në afërsi të brigjeve libiane.

Televizioni shtetëror italian njoftoi të shtunën se oficerët e Gardës bregdetare shpëtuan 84 emigrantë të paligjshëm nga Libia që udhëtonin përmes detit Mesdhe në Evropë. Oficerët e Gardës bregdetare italiane gjithashtu zbuluan tetë vetë në det gjatë operacioneve të shpëtimit të këtyre emigrantëve të paligjshëm në Mesdhe. Sipas të dhënave të fundit të UNHCR-së, që nga fillimi i këtij viti, 235.000 emigrantë të paligjshëm arritën në Evropë përmes Mesdheut, nga të cilët 98 mijë emigrantë janë të vendosur në Itali dhe 124 në Greqi. Ndërkaq, dy mijë emigrantë të tjerë kanë humbur jetën. Shumica e emigrantëve që vijnë në Itali pas kalimit nëpër Detin Mesdhe përballen me shumë probleme të shumta gjatë trajtimit të tyre nëpër kampet e refugjatëve.

Advertisements