Breaking News

Arabia Saudite dhe Egjipti kundërshtojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të krerëve arabë rreth Kodsit

Arabia Saudite dhe Egjipti kanë kundërshtuar propozimin e Jordanisë për organizimin e mbledhjes së jashtëzakonshme të krerëve arabë me qëllim të përballjes me vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, rreth Kodsit.

Agjencia e lajmeve Petra e Jordanisë njoftoi se Jordania para takimit të së shtunës së ministrave të jashtëm të vendeve arabe i cili u zhvillua në prani të Ahmed Abul-Ghajt, sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe dhe kishte për qëllim shqyrtimin e pasojave të vendimit të Amerikës rreth Kodsit, ka kërkuar organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme të krerëve arabë për tu përballur me këtë vendim, por kjo kërkesë është përballur me kundërshtimin e Arabisë Saudite dhe Egjiptit. Arabia Saudite në arsyetimin e kundërshtimit të kësaj kërkese të paraqitur nga Jordania, ka deklaruar se takimi i zakonshëm i krerëve të vendeve arabe do të zhvillohet në muajin mars në Riad, prandaj nuk ekziston nevoja për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme për shqyrtimin e çështjes së Kodsit. Kjo është në kohën kur mediat amerikane dhe sioniste kanë zbuluar se Arabia Saudite dhe Egjipti pas vendimit të Donald Trump rreth Kodist, kanë propozuar që në vend të Kodsit qyteti Ramallah në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të shpallet kryeqytet i Palestinës.

Advertisements