Breaking News

8 të lënduar nga tërmeti i djeshëm në Kermanshah

Kreu i qendrës së emergjencave në qytetin Sarepol të provincës Kermanshah në perëndim të Iranit, njoftoi lëndimin e 8 personave nga tërmeti 5.1 ballë i shkallës Rihter që goditi dje në mbrëmje këtë qytet.

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë tronditi Iranin Perëndimor, në të njëjtën zonë ku nëntorin e kaluar një tërmet i fuqishëm shkaktoi rreth 600 viktima. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, deri tani janë raportuar 8 të lënduar dhe dëme të shumta materiale. Epiqendra e tërmetit ishte 21 km nga Sarpol-e Zahab në Iranin perëndimor në një thellësi prej 10 kilometrash. Në 13 nëntor një tërmet i fuqishëm 7,3 ballë shkatërroi  rajonin kufitar verior midis Iranit dhe Irakut, duke shkaktuar mbi 600 te vdekur, 12 mije te plagosur dhe duke shkatërruar mbi 30 mijë banesa, duke e bërë atë tërmetin më vdekjeprurës të vitit 2017.

Advertisements