Breaking News

Zarif: Takimi i KS i OKB kushtuar Iranit, një tjetër gabim fodull i qeverisë së Donald Trump

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit organizimin e takimit të KS të OKB lidhur me Iranin e ka quajtur një tjetër gabim skandaloz të qeverisë së Donald Trump.

Ditën e premte KS i OKB mbajti një takim për të analizuar trazirat në Iran. Geirat amruf, përfaqësues i Kazakistanit, vendi i të cili ka kryesinë e radhës së KS të OKB, gjatë takimit në fjalë ka thënë se trazirat e fundit në Iran nuk kanë lidhje me sigurinë e rajonit apo me sigurinë ndërkombëtare dhe kjo nuk është një temë që duhet trajtuar në KS të OKB. Mirëpo në takimin zyrtar të KS të OKB të gjithë anëtarë bënë qëndresë përballë Amerikës dhe Uashingtonin nuk e lejuan që të këtë mundësi ta shfrytëzojë për qëllime politike. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pas këtij takimi në Twitter shkroi se KS i OKB ka zhveshur Amerikën në përpjekjet e saj për të konfiskuar kompetencat e këshillit. Ky është një tjetër skandal në politikën e jashtme të qeverisë amerikane. Ditët e fundit, një numër njerëzish në disa qytete në Iran, duke protestuar për çmimet e disa mallrave dhe dobësinë e qeverisë në kontrollimin e tyre, u ngritën në protestua, por disa prej këtyre tubimeve u shfrytëzuan nga elementë oportunistë të cilët kryen trazira duke pasur mbështetjen e huaj. Autoritetet amerikane, regjimi sionist dhe mediat e huaja po i shfrytëzojnë këto tubime popullore për të drejtuar njerëzit në drejtim të trazirave dhe kaosit. Por të premten, Irani, me një marshim masiv dhe me vullnet të plotë në qytete të ndryshme, shprehu zemërimin dhe neverinë ndaj komplotit të ri të armiqve dhe ndaj atyre që me veprime të dhunshme shkatërrojnë pronën publike. Qytetarët iranianë pas namazit të së premtes kanë organizuar protesta të gjera në qytete të ndryshme të Iranit si në Teheran dhe kanë dënuar ashpër veprimet e autorëve dhe shkaktarëve të trazirave të fundit dhe kanë kërkuar marrjen e masave serioze për dënimin e autorëve të komplotit.

Advertisements