Breaking News

Radhë të gjata në Amerikë për blerjen e librit kundër Donald Trump

Agjencia informative Associated Press njoftoi se në Uashington DC njerëzit kanë krijuar radhë të gjatë nëpër librari për të blerë librin “ Zjarri dhe Tërbimi” i shkruar nga Michael Wolfe, libër që i kushtohet vitit të parë të presidencës së Donald Trump.

Libri është publikuar nga kompania Henry Holt e cila ka deklaruar se për shkak të radhëve të gjata të njerëzve që duan të blejnë këtë libër, publikimi i tij ka nisur 4 ditë me herët dhe tirazhi i prodhuar është shitur direkt për 5 sekonda në librari. Libri në fjalë paraqet imazhe satirike mbi presidentin amerikan të cilin e quan burrë fëmijëror. Libri nuk beson se ai ka fituar zgjedhjet presidenciale dhe është futur  në Shtëpinë e Bardhë.

Advertisements