Breaking News

Presidenti i Rumanisë: Ne nuk transferojmë ambasadën nga Tel Avivi në Kods

Klaus Johannes, president i Rumanisë ditën e premte zhvilloi një bisedë telefonike me Beniamin Netanjahu kryeministrin e regjimit ku tha se Rumania nuk do të transferojë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kods.

Radio e regjimit sionist ka njoftuar se Rumania është ndër ato vende që mund të mos transferojë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kods. Presidenti i Amerikës disa ditë më parë me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.

Advertisements