Breaking News

Khoshro: Administrata shtetërore në Amerikë nuk ka kredibilitet dhe norma morale dhe politike

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB dje në kuadër të takimit të KS të OKB kushtuar trazirave të fundit në Iran, i ka kujtuar përfaqësueses amerikane në këtë organizatë, mënyrën e sjelljes së forcave amerikane ndaj protestuesve në Amerikë dhe tha se administrata shtetërore amerikane për nga pikëpamja e botës nuk ka kredibilitet dhe norma morale dhe politike.

Golam’ali Khoshro shprehu keqardhjen që disa anëtarë të KS të OKB me gjithë kundërshtimet e tyre janë bërë objekt loje të administratës amerikane dhe të marrin pjesë në një takim që nuk është përgjegjësi dhe detyrë e OKB dhe dëmton përgjegjësinë reale të KS të OKB për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Khoshro tha se KS i OKB në vend që të merret me çështjet ë brendshme të Iranit duhet të merret me çështje të tjera si pushtimi i gjatë i Palestinës dhe mbi gjendjen në Lindjen e mesme si dhe bombardimin prej disa vitesh të Jemenit që ka shkaktuar vrasjen e mijëra njerëzve, ka përhapur urinë dhe sëmundjet në këtë vend. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka përmendur krimet dhe ndërhyrjet e Amerikës në punët e brendshme të Iranit në grushtin e shtetit të vitit 1953 dhe mbështetjen e Amerikës për krimet e regjimit Bath të Irakut në luftën e imponuar kundër Iranit si dhe rrëzimin e avionit të transportit civil nga një raketë e lëshuar nga anija amerikane Vinces në vitin 1988 që shkaktoi vdekjen e 290 udhëtarëve mes tyre 66 fëmijëve dhe tha se përse KS i OKB nuk mban një takim mbi krimet e kryera nga Amerika.  Khoshro gjithashtu përmendi krimet e kryera nga pushtetarët amerikanë në shtypjen e lëvizjes Pushtoni Wall Street-in në vitin 2011, sulmin dhe vrasjen e studentëve nga garda kombëtare në protestat paqësore të shtetit Kenet në vitin1970 dhe sulmin e FBI ndaj grupit davudian në Teksas në vitin 1993 që shkaktoi vdekjen  83 grave dhe fëmijëve. Ai shtoi se me gjithë këto krime KS i OKB nuk ka analizuar dhe shqyrtuar asnjë prej këtyre krimeve.

Advertisements