Breaking News

Nasrullah: Shpresat e Amerikës, Izraelit dhe Arabisë Saudite mbi Iranin janë shuar

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, duke reaguar ndaj situatës së krijuar në Iran ditët e fundit, tha se veprimet e Donald Trump peridentit amerikan, Beniamin Netanjahu kryeministrit të regjimit sionist dhe autoriteteve saudite kundër Iranit, kanë dështuar.

Sejed Hasan Nasrullah, në një intervistë për kanalin televiziv Mejadin deklaroi se veprimet anti-iraniane të Amerikës dhe aleatëve të saj bëhen për shkak të mbështetjes së Iranit për rezistencën dhe çështjen palestineze. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit theksoi se populli iranian ka besim tek rezistenca dhe shtoi se kombi iranian deri më sot shumë herë ka neutralizuar dhe asgjësuar komplotet e Amerikës dhe të aleatëve të saj. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut, gjithashtu tha: Amerika, regjimi sionist dhe regjimi saudit, po mundohen ta fusin rajonin në luftë mirëpo boshti i rezistencës është i gatshëm që të përballet me ta.

Advertisements