Breaking News

Macron: Kanali i dialogut dhe kontaktit me Iranin duhet ruajtur

Të mërkurën, presidenti francez theksoi nevojën për të ruajtur kanalin për dialog dhe bisedime me Iranin.

Emanuel Macron gjithashtu kritikoi vërejtjet e diskutueshme të zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Arabisë Saudite mbi Republikën Islamike të Iranit pas trazirave të fundit, duke thënë: “Toni i deklaratave të zyrtarëve amerikanë, izraelitë dhe sauditë kundër Republikës Islamike, praktikisht është një mënyrë për fillimin e një lufte”. Presidenti francez, duke iu referuar dëshirës së Parisit për të balancuar rajonin, tha se do të udhëtojë shumë shpejt në Teheran Ditët e fundit, një numër njerëzish në disa qytete në Iran, duke protestuar për çmimet e disa mallrave dhe dobësinë e qeverisë në kontrollimin e tyre, u ngritën në protestua, por disa prej këtyre tubimeve u shfrytëzuan nga elementë oportunistë të cilët kryen trazira duke pasur mbështetjen e huaj. Autoritetet amerikane, regjimi al-Saud dhe regjimi sionist dhe mediat e huaja po i shfrytëzojnë këto tubime popullore për të drejtuar njerëzit në drejtim të trazirave dhe kaosit. Por të mërkurën, Irani, me një marshim masiv dhe me vullnet të plotë në qytete të ndryshme, shprehu zemërimin dhe neverinë ndaj komplotit të ri të armiqve dhe ndaj atyre që me veprime të dhunshme shkatërrojnë pronën publike.

Advertisements