Breaking News

Letra e Khoshro drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB

Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB të mërkurën u në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të organizatës dhe kryetarit të Këshillit të Sigurimit shprehu shqetësimet lidhur me ndërhyrjet e SHBA në çështjet e brendshme të Iranit dhe mbështetjen për trazirat dhe protestat në Iran.

Sipas IRNA, Golam’ali Khoshro, duke iu referuar faktit se Presidenti Donald Trump dhe zëvendësi i tij Mike Pens, kohët e fundit në Twitter në mënyrë të përsëritur u kanë bërë thirrje iranianëve që të kryejnë trazira, tha se “masat e intervenimit të zyrtarëve amerikanë janë në kundërshtim me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe në kundërshtim me parimet dhe objektivat e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ai gjithashtu shtoi se dështimi i Shteteve të Bashkuara për të përmbushur detyrimet ndaj programit të përbashkët të veprimit, duke imponuar sanksione të paligjshme ndaj Iranit dhe duke parandaluar hyrjen e qytetarëve iranianë në Shtetet e Bashkuara është thjesht një gur themeli i veprimeve armiqësore të Amerikës kundër kombit të madh të Iranit. Ditët e fundit, një numër njerëzish në disa qytete në Iran, duke protestuar për çmimet e disa mallrave dhe dobësinë e qeverisë në kontrollimin e tyre, u ngritën në protestua, por disa prej këtyre tubimeve u shfrytëzuan nga elementë oportunistë të cilët kryen trazira duke pasur mbështetjen e huaj. Autoritetet amerikane, regjimi sionist dhe mediat e huaja po i shfrytëzojnë këto tubime popullore për të drejtuar njerëzit në drejtim të trazirave dhe kaosit. Por të mërkurën, Irani, me një marshim masiv dhe me vullnet të plotë në qytete të ndryshme, shprehu zemërimin dhe neverinë ndaj komplotit të ri të armiqve dhe ndaj atyre që me veprime të dhunshme shkatërrojnë pronën publike.

Advertisements