Breaking News

India do të blejë raketa izraelite pas tensioneve me Kinën dhe Pakistanin

India planifikon të blejë 131 raketa tokë-ajër nga Izraeli pas kontesteve kufitare me fqinjët e saj Kinën dhe Pakistanin.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Ministria indiane e Mbrojtjes njoftoi të martën marrëveshjen prej 70 milionë dollarësh për blerjen e raketave Barak nga kompania izraelite Rafael Advanced Defense Systems. Raketat do të vendosen në aeroplanmbajtësen e parë të Indisë, e cila është aktualisht në ndërtim e sipër. Lajmi vjen përpara një vizite katër-ditore të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Indi. Gjatë viteve të fundit, Izraeli e ka furnizuar Indinë me sisteme të ndryshme të armëve, raketave dhe avionëve, duke e bërë Indinë një nga blerësit më të mëdhenj të pajisjeve ushtarake të Izraelit. Aktualisht, Tel Avivi është duke shitur në Indi pajisje ushtarake me një mesatare prej 1 miliard dollarë në vit. Kohët e fundit ka pasur shqetësim ndërkombëtar në rritje lidhur me rinovimin e mosmarrëveshjeve kufitare midis Indisë dhe Kinës. Dy fuqitë bërthamore ndajnë një kufi prej 3,500 kilometrash, shumica e të cilit është kontestuar mes Pekinit dhe Nju Delhit. India po përballet gjithashtu me tensionet e kufizuara kufitare me Pakistanin, për shkak të përleshjeve të vazhdueshme në Kashmir.

Advertisements