Breaking News

Vazhdon shkelja e armëpushimit në lindje të Ukrainës

Forcat ushtarake të Ukrainës shkelën armëpushimin në rajonin Luhansk në lindje të Ukrainës në ditën e fundit të vitit 2017.

Ushtria ukrainase shkeli armëpushimin në këtë rajon duke granatuar disa fshatra të Luhanskut në ditën e fundit të 2017, njofton agjencia e lajmeve Tass. Sipas këtij raporti, në këtë granatim janë përdorur predha prej 82 mm, raketa anti-tank dhe armë të lehta. Nuk ka ende asnjë raport mbi viktimat e mundshme. Armëpushimi në Ukrainë nisi më 24 qershor 2017, por disa të shtëna me armë kanë shkelur armëpushimin. Ukraina ka qenë skenë e konfliktit midis qeverisë dhe opozitës në rajonet lindore Luhansk dhe Donetsk pas konfliktit të mbështetur nga Perëndimi kundër qeverisë në prill të vitit 2014. Ekspertët politikë besojnë se ndihma e armëve perëndimore në Ukrainë është bërë faktor në përshkallëzimin e krizës në pjesën lindore të vendit.

Advertisements