Breaking News

Pakistani thërret për shpjegime ambasadorin amerikan

Ministria e jashtme e Pakistanit në shenjë proteste ndaj toneve sulmuese të presidentit amerikan ndaj autoriteteve të Pakistanit dhe mundësisë së ndërprerjes së ndihmave financiare të Uashingtonit për Islamabadin, ka thirrur ambasadorin amerikan në Islamabad.

Sipas një njoftimi të Los Anxhelos Times, Pakistani ditën e hënë duke reaguar ndaj tonit të ashpër të përdorur nga presidenti amerikan Donald Trump kundër funksionarëve të Pakistanit dhe kërcënimeve të tij për ndërprerjen e ndihmave amerikane për Islamabadin, ka thirrur për shpjegime ambasadorin amerikan. Ditën e hënë presidenti amerikan Donald Trump në mesazhin e tij të parë në Twitter për vitin 2018 ka përdorur ton të ashpër kundër Pakistanit dhe ka pretenduar se Amerika qorrazi ka ndihmuar Pakistanin me 33 miliard dollarë në 15 vitet e fundit. Presidenti Donald Trump pretendoi se amerikan ka ndihmuar Pakistanin në një kohë kur prej këtij vendi ka marrë vetëm mashtrime dhe gënjeshtra. Në fjalën e tij Donald Trump ka thënë: Ata kujtojnë se liderët tanë janë budallenj. Ata strehojnë terroristët të cilët në i ndjekim në Afganistan. Duhet theksohet se që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump dhe pas ndërhyrjeve të vazhdueshme të Uashingtonit në punët e brendshme të Islamabadit, marrëdhëniet mes Amerikës dhe Pakistani janë tensionuar shumë.

Advertisements