Breaking News

Amerika nga shtypja e lëvizjes Wall Street e deri tek mbështetja e protestave në Iran

Prej disa ditësh në Iran po organizohen protesta kundër gjendjes ekonomike. Këto protesta janë shfrytëzuar nga elementë të caktuar për të shkaktuar trazira dhe për të grabitur pronën publike. Donald Trump president i Amerikës duke vazhduar axhendën e tij kundër Iranit, për të disatën herë ka dërguar mesazhe në Twitter për të mbështetur protestat në Iran.

Përsëritja e qëndrimeve të Trump të cilat ai i quan mbështetje të popullit iranian, bëhen në kohën kur që nga koha kur është futur në shtëpinë e bardhë ka ndjekur strategjinë e iranofobisë dhe të sulmeve kundër Iranit. Ai në deklaratën e tij më të fundit ndërhyrëse kundër Iranit dhe duke përsëritur akuzat e veta të pabaza ka thënë: Irani është vendi numër një mbështetës i terrorizmit dhe vend që shkel të drejtat e njeriut. Mirëpo Trump ka harruar të kaluarën në Amerike dhe ngjarjet e lëvizjes Wall Stret, e cila është shtypur dhunshme nga policia amerikane dhe sot është ngritur si flamurtar i mbështetjes së protestave në Iran. Në vitin 2012 dhe në vazhdim Amerika është përballur me lëvizjen protestuese të shumicës dërmuese të shoqërisë e cila është quajtur Pushtoni Wall Street-in.  “Pushtoni Wall Street” është emri i protestës që ka nisur në New York disa vite më parë, në momentin kur një revistë, lëshoi apelin në Twitter për të dalë e për të ngritur zërin kundër pasojave të krizës. Në atë moment u shënua starti i një lëvizjeje, që në të vërtetë nuk ka të bëjë më me çështje të veçanta, por ka marrën formën e një proteste dhe opozite kundër një padrejtësie e pabarazie që përfaqësohet nga Wall Street-i dhe nga aleatët e tij në Uashington. Kjo është protesta e atyre që përbëjnë 99% të njerëzve kundër pjesës 1% që ka në zotërim 50% të pasurisë nacionale. Policia e Neë York-ut ka bërë me sjelljen e saj që kjo ngjarje të marrë përmasa ndërkombëtare e të mobilizojë të tjerë njerëz në SHBA, të cilët ndjejnë se kjo lëvizje është dhe e tyre. Shtatëqind vetë u arrestuan në atë kohë me motin se janë dhunuar rregullat e trafikut dhe është cenuar rëndë rendi publik”, por arrestimi i qindra vetëve, përdorimi i pakontrolluar i prangave dhe mbajtja në arrest për ditë të tëra e shumë njerëzve që nuk kanë demonstruar dhunë (sipas dëshmive që vinë nga protestuesit) vunë në dyshim profesionalizmin e policisë. Situata nuk atë kohë nuk ka qenë e qetë. Protestuesit, të cilët kanë zënë ta quajnë lëvizjen e tyre me termin Revolucioni Amerikan dhe kanë kërcënuar se nuk kanë për ta braktisur protestën. Lëvizja përfaqëson 99 për qind të amerikanëve, që bëjnë pjesë tek humbësit e dekadave të fundit”, reklamojnë luftëtarët pararojë të lëvizjes kundër Wall Street-it në debate televizive dhe në intervista për gazetat. Ata përfitojnë prej zemërimit të popullsisë me Kongresin, i cili vetëm sa rrotullohet në vend dhe prej zhgënjimit nga një president, i cili ka shpëtuar bankat dhe koncernet e sigurimeve, por që me gjithë paketat miliardëshe nuk arriti të shmangte fenomene si varfëria, papunësia dhe rënia fuqisë blerëse të popullit amerikan. Lëvizja “Pushtoni Wall Street” nisi disa vite më parë si protestë kundër lakmisë së korporatave për t’u pasuruar dhe pabarazive ekonomike në Shtetet e Bashkuara por ajo u shtyp dhunshëm nga policia amerikane.

Advertisements