Breaking News

Palestina thërret ambasadorin e saj nga Amerika

Ministria e jashtme e AAP ditën ka thirrur ambasadorin palestinez nga Amerika për konsultime.

Hesam Zamalt kryetar i komitetit të lartë të OÇP, është thirrur të kthehet në Palestinë për konsultime. AAP duke reaguar ndaj veprimeve të fundit të Donald Trump presidentit të Amerikës pr njohjen e Kodist si kryeqytet të regjimit sionist, ka marrë vendim për tërheqjen e ambasadorit palesitnez nga Amerika. më 6 dhjetor 2017, Presidenti i Amerikës ditën e mërkurë me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.

Advertisements