Breaking News

Hamasi reagon ndaj vendimit të Parisë Likut me aneksimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara nga regjimi sionist

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze Hamas deklaroi se vendimi i Partisë Likud për miratimin e planit për aneksimin e kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara nga regjimi sionist, tregon se Rezistenca është e vetmja rrugë kundër pushtimeve të regjimit sionist.

Partia Likud e drejtuar nga Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, të dielën në mbrëmje ka miratuar planin për aneksimin e kolonive sioniste të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara nga regjimi sionist në Palestinë. Qendra informative e Palestinës njoftoi se Feozi Barhum, zëdhënësi i Hamas, me anë të një deklarate, ka dënuar ashpër vendimin e Partisë Likud të regjimit sionist dhe e ka quajtur atë vazhdim i politikës ekspansioniste dhe pushtuese të regjimit sionist kundër të drejtave të popullit palestinez duke keqshfrytëzuar qëndrimet e Amerikës. Ai shtoi: “Ky vendim vërteton këtë fakt se qëndrimet e lëvizjes së rezistencës Hamas ndaj marrëveshjes së Oslos dhe projektit për kompromis me regjimin sionist janë të drejta sepse këta faktorë i kanë dhënë shumë raste regjimit sionist për zbatimin e politikave raciste dhe pushtuese. Vazhdimi i politikave pushtuese të regjimit sionist janë bërë shkak që palestinezët më shumë t’i qëndrojnë besnik rezistencës për të mbrojtur të drejtat e tyre”.

Advertisements