Breaking News

Gjeneral Hatami: Armiqtë ëndërrojnë një Iran të pasigurt dhe jostabil

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit në reagim ndaj disa grupeve oportuniste dhe veprimeve që dëshirojnë trazira në disa qytete të Iranit, deklaroi se arroganca botërore dhe armiqtë e popullit iranian po ëndërrojnë vetëm një Iran të pasigurt dhe jostabil.

Vlen të theksohet se ditët e kaluara disa grupe të qytetarëve iranianë në qytete të ndryshme kanë organizuar protesta për shkak të mos zbatimit të përgjegjësisë së disa bankave dhe institucioneve financiare kredidhënëse, si dhe për shkak të rritjes së çmimeve dhe dobësisë së qeverisë në fushën e inspektimit. Disa prej këtyre protestave janë shfrytëzuar nga grupe opurtuniste dhe janë shndërruar në trazira. Në këtë situatë autoritetet amerikane dhe mediat e huaja duke shfrytëzuar këto protesta qytetarësh, janë munduar t’i drejtojnë këto zhvillime drejt trazirave. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, të hënë deklaroi: “Në rrethanat aktuale të gjithë armiqtë e përbetuar të sistemit të Republikës Islamike të Iranit po bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për nxitjen dhe provokimin e qytetarëve për krijimin e trazirave duke shfrytëzuar protestat qytetare, prandaj me unitet dhe bashkim kombëtare duhet të neutralizohen komplotet dhe intrigat e faktorëve të huaj. Populli iranian gjatë katër dekadave të kaluara ka treguar shumë mirë se kërkesat e tij vazhdimisht i ndjek nëpërmjet rrugëve ligjore dhe faktorët që dëshirojnë trazira nuk kanë vend në mesin e popullit të Iranit Islamik”.

Advertisements