Breaking News

Përgjigja e zgjuar e popullit iranian ndaj mbështetjes së regjimit saudit të trazirave të kohëve të fundit

Zëdhënësi i komisionit të sigurisë kombëtare në parlamentin iranian tha se populli iranian do t’i përgjigjet me mjeshtëri mbështetjes së regjimit saudit për trazirat e fundit në Iran.

Hosein Naghavi Hoseini në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim të dielën, duke shtuar se “populli iranian e konsideron qeverinë amerikane si shkakun kryesor të problemeve të popujve të rajonit dhe është e qartë për të gjithë se Shtetet e Bashkuara, si sponsori kryesor i terrorizmit dhe Arabia Saudite si ekzekutuese dhe mbështetëse e terrorizmit, kanë siguruar fushën për vrasjen e popujve të rajonit të Lindjes së Mesme. Zëdhënësi i komisionit të sigurisë kombëtare në parlamentin iranian, duke deklaruar se populli iranian ka kundërshtuar vazhdimisht politikat anti-iraniane, tha se Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit dhe popullit iranian dhe bënë çdo përpjekje për të shtuar presionet ndaj iranianëve dhe tani si mund të pretendojnë se janë për mbrojtjen e kërkesave të popullit iranian? Ai shtoi: Populli Iranian urren sauditët dhe Amerikën dhe nuk lejon në asnjë rrethanë që sauditët të përdorin ndonjë mjet kundër Iranit. Gjatë dy ditëve të fundit, një numër njerëzish në disa qytete në Iran, duke organizuar protesta, kanë denoncuar borxhet e institucioneve financiare dhe kanë kundërshtuar çmimet e larta të disa mallrave dhe dobësinë e qeverisë, ndërsa mësohet se këto tubime janë nxitur nga disa oportunistët ku edhe sulmuan disa qendra qeveritare dhe banka dhe shkatërruan disa vende publike. Autoritetet amerikane,  mediat e huaja dhe mediat anti-revolucionare po synojnë të përdorin këto tubime popullore për interesa të tyre duke bërë thirrje për shkaktim të kaosit nëpër rrugë.

Advertisements