Breaking News

Rrëzohet një avion spiun saudit në veriperëndim të Jemenit

Forcat ajrore të ushtrisë dhe komitetet popullore të Jemenit kanë rrëzuar një avion spiun që i përkiste Emirateve të Bashkuara Arabe në qytetin kufitar Harz në veriperëndim të Jemenit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, duke cituar uebsajtin e kanalit televiziv Al Masire, forcat ajrore jemenase më 1 tetor kishin rrëzuar një avion spiun amerikan të tipit MQ-9 i cili përdorej nga agresorët saudit, që ishte duke fluturuar mbi hapësirën e bazës Al Dilemi në Sana, kryeqytet i Jemenit. Nga ana tjetër, në sulmet e sotme (e shtunë) të avionëve ushtarakë të koalicionit agresor saudit ndaj disa pjesëve të Al Khukhe në provincën Al Hadida (perëndim të Jemenit), janë vrarë 10 gra jemenase. Një informacion tjetër nga Jemeni bën të ditur se Sejfullah Al Shami, anëtar i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, duke theksuar mbi nevojën e forcimit të unitetit kombëtar për përballje me armikun saudit, ka shtuar: Fuqia e kësaj lëvizje përkundër pretendimeve të agresorëve, buron nga populli jemenas. Në ditët e fundit, forcat e lëvizjes Ansarullah dhe forcat e ushtrisë së Jemenit kanë vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur pozicionet e sauditëve dhe mercenarëve të tyre në zonat kufitare. Ushtria jemenase, më 27 dhjetor, njoftoi mbi fillimin e përdorimit të sistemit të ri detar raketor të quajtur “Mandebah”, i cili ka potencial të madh për shkatërrimin e objektivave në det të hapur. Teknologjia e këtij sistemi raketor është e tillë që armiku nuk mund t’a identifikojë atë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit.

Advertisements