Breaking News

Kërkesa e Guterres për unitet global në mesazhin e urimit të Vitit të Ri

Sekretari i përgjithshëm i OKB në mesazhin e urimit të Vitit të Ri (2018), ka kërkuar unitet ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve globale.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB, në mesazhin e tij në lidhje me Vitin e Ri, ka thënë se konfliktet në nivel botëror janë thelluar dhe janë shfaqur rreziqe të reja. Sekretari i përgjithshëm i OKB ka theksuar se që nga koha e Luftës së Ftohtë e deri më tani shqetësimet botërore nga armët bërthamore janë rritur edhe më shumë. Në mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të OKB thuhet se pabarazitë në të gjithë botën janë duke u shtuar. Guterres ka thënë se për zgjidhjen e problemeve globale nevojitet unitet dhe bashkëpunim midis të gjitha vendeve të botës.

Advertisements