Breaking News

Gatishmëria e lëvizjes irakiane Naxhba për të mbrojtur Kudsin e shenjtë

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes irakiane Naxhba në takim me Ahmed Akel, ambasador i Palestinës në Bagdad, ka theksuar mbi gatishmërinë e kësaj lëvizje për mbrojtjen e Kudsit të shenjtë.

Donald Trump, president i SHBA, më 6 dhjetor të këtij viti ka shpallur Kudsin si kryeqytet të regjimit sionist dhe ka kërkuar transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ekrem Al K’aebi, sekretar i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike Naxhba, në takim me ambasadorin palestinez në Bagdad, ka dënuar vendimin e presidentit të SHBA kundër Kudsit dhe ka deklaruar: Transferimi i ambasadës së vendeve arrogante në Kuds, është një veprim provokativ për njohjen e regjimit sionist. Në këtë takim, Ahmed Akel, ambasador i Palestinës në Irak, vlerësoi mbështetjen e lëvizjes Naxhba dhe gatishmërinë e këtij grupi të rezistencës për mbrojtjen e kufijve islamik.

Advertisements