Breaking News

ANEA thekson zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore

ANEA në raportin mbi punën e saj në vitin 2017 ka theksuar zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe monitorimin e punës në programin e përbashkët të veprimit.

Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, ka thënë se kjo agjenci vazhdon inspektimin dhe monitorimin e qendrave bërthamore të Iranit duke marrë kampione për ekzaminim dhe duke kontrolluar teknologjinë e informacionit dhe teknologjinë e pasurimit. ANEA më 13 nëntor nxori një tjetër raport dhe për të nëntën herë ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore sidomos detyrimet e Iranit lidhur me sasinë e prodhimit të ujit të rëndë, nivelin e pasurimit të uraniumit dhe sasinë ekzistuese të këtij produkti. Marrëveshja mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit 2016, por qeveria amerikane si nënshkruese e kësaj marrëveshjeje është e vetmja palë që e ka shkelur dhe sabotuar zbatimin e programit të përbashkët të veprimit.

Advertisements