Breaking News

Viti 2017, viti më katastrofal për fëmijët jemenas

Përfaqësuesja e UNICEF në Jemen ka deklaruar se viti 2017 ishte një vit katastrofal dhe i tmerrshëm për fëmijët e Jemenit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Mircelet Rilano, përfaqësuesja e UNICEF-it në Jemen, vuri në dukje se vetëm gjatë javës së kaluar janë vrarë 13 fëmijë gjatë sulmeve të regjimit Al Saud dhe janë plagosur 12 persona të tjerë dhe shtoi se për të parandaluar vrasjen e një numri më të madh të fëmijëve jemenas, negociatat dhe rrugëzgjidhja politike duhet të jetë prioritet. Në bazë të raportit të UNICEF, që nga fillimi i muajit dhjetor e deri më tani gjatë sulmeve të koalicionit arab të drejtuar nga Arabia Saudite, janë vrarë ose plagosur më shumë se 80 fëmijë në Jemen. Regjimi Al Saud me mbështetjen e Amerikës dhe nën hijen e heshtjes së OKB dhe me pretekst të kthimit në pushtet të Mansur Hadit, presidentit të dorëhequr jemenas, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit në mars të vitit 2015.

 

Advertisements