Breaking News

Plani i përbashkët i Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit

Kanali 10 i regjimit sionist ditën e enjte dha një raport ku njoftoi planin e përbashkët të Amerikës dhe regjimit sionist për tu përballur me Republikën Islamike të Iranit.

Sipas këtij kanali delegacione nga Amerika dhe Izraeli kanë vendosur në zbatim një plan që ka për qëllim të bllokojë dhe parandalojë fuqinë e Iranit. Të dy palët pas disa takimesh kanë rëndë dakord për krijimin e 4 grupeve të punës kundër Iranit. Një prej këtyre grupeve ka për detyrë të pengojë marrëdhëniet e Teheranit me grupin Hezbullah si dhe të pengojë aktivitetet e Iranit në Siri. Grupi i dytë dhe i tretë i punës ka për mision që të përballet me objektivat bërthamore dhe programin raketor të Iranit, ndërsa grupi i katërt ka për mision të analizojë konfliktet e rajonit dhe mundësinë e pjesëmarrjes së Iranit në këto konflikte. Objektivi kryesor i krijimit të këtyre grupeve është përballja me Hezbullahun. Republikës Islamike të Iranit dhe grupet e rezistencës luajnë një rol të madh në përballje me komplotet dhe veprimet amerikano-sioniste në rajon.

Advertisements