Breaking News

Lavrov: Amerika duhet të largohet prej Sirisë

Ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se pas disfatës së terroristëve në Siri, Amerika duhet të largohet nga ky vend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Amerika me pretekstin e luftës kundër grupeve terroriste, ka dislokuar ilegalisht trupa ushtarake në këtë vend. Sipas raporteve zyrtare deri tani Amerika ka shpenzuar me miliarda dollarë për pajisjen e terroristëve me armatime në Siri dhe në Irak. Zyrtarët sirianë dhe irakianë si dhe shumë organizata ndërkombëtare, veprimet e Amerikës në Siri i kanë cilësuar të njëjta me pushtimin e këtij vendi. Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë ka thënë se është i habitshëm arsyetimi i Pentagonit rreth pranisë ushtarake amerikane në Siri, i cili ka thënë se këto forca janë dislokuar për të çuar përpara procesin e zgjidhjes politike të krizës në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.

Advertisements