Breaking News

Kasemi: Amerika është futur në rrugën e shkatërrimit të favoreve të marrëveshjes bërthamore për Iranin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka thënë se intrigat dhe sabotimet e Amerikës tregojnë se ku vend deri tani nuk ka mundur të shkatërrojë plotësisht marrëveshjen bërthamore dhe për këtë arsye mundohet të shkatërrojë ndikimet pozitivë të marrëveshjes bërthamore në Iran.

Në një intervistë për klubin informativ rinor, Behram Kasemi, zëdhënës i Republikës Islamike të Iranit tha: Irani do të marrë vendimin e duhur kundrejt çdo lloj veprimi që Amerika do të ndërmarrë në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit lidhur me mundësinë e mos konfirmimit të zbatimit të angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore në raportin e 14 janarit 2018 të presidentit amerikan ka thënë: Irani gjithmonë ka theksuar se nuk do të jetë ai iniciator i shkeljes së marrëveshjes bërthamore dhe të programit të përbashkët të veprimit, mirëpo në rast të shkeljes së kësaj marrëveshjeje nga ndonjë palë tjetër, Irani do të marrë masat përkatëse. Presidenti amerikan tetorin e kaluar nuk ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.  Në raportet e shumta të ANEA thuhet se Irani ka zbatuar angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe të mbështetur me rezolutën 2231 të KS të OKB.

Advertisements