Breaking News

Dëborë ngjyrë blu në Rusi

Autoritetet e San Petersburgut, kanë nisur hulumtimet për të zbuluar arsyet e rënies së dëborës në ngjyrë blu në këtë qytet.

Sipas një njoftimi të Daily Mail, dëbora në ngjyrë blu që ka rënë në San Petrsburg, ka shqetësuar banorët e këtij qyteti dhe kjo i ka shtyrë zyrtarët lokalë të nisin hulumtimet për zbulimin e shkaqeve të këtij fenomeni. Disa janë të mendimit se dëbora në ngjyrë blu është për shkak të shkatërrimit të institutit hulumtues kimik dhe farmaceutik të qytetit. Në vitin 2015 në qytetin Chelyabinks, që ndodhe 1500 milie në lindje të San Petersburgut, gjithashtu ka rënë dëborë në ngjyrë blu. Në raportet e dhëna në atë kohë është thënë se ngjyra e përdorur për ngjyrosjen e vezëve të pashkëve, është bërë shkak për ngjyrën e dëborës. Në atë kohë ngjyra ishte futur në sistemin e ajrosjes së një fabrike dhe më pas ishte përhapur në ajër.

Advertisements