Breaking News

Vazhdon shtypja e palestinezëve nga ana e regjimit sionist

Nga përleshjet mes palestinezëve dhe forcave të regjimit sionist në rajonin BPLJ dhe në rripin e Gazës shumë palestinezë janë plagosur dhe kanë pësuar dëme të shumta fizike.

Agjencia palestineze e lajmeve thotë se forcat e regjimit sionist kanë sulmuar rajonet Betlehem, Khalil dhe Nablus në BPLJ dhe Nahal Avaz në rripin e Gazës për të shpërndarë protestuesit palestinezë të ngritur për të dënuar vendimin e presidentit amerikan kundër Kodsit. Forcat sionistë në sulmet e tyre ndaj protestuesve kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba realë dhe gaz helmues, si dhe kanë arrestuar shumë aktivistë të komiteteve të rezistencës popullore në Palestinë. Presidenti i Amerikës ditën e mërkurë me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. Që nga nisja e intifadës së 3-të të palestinezëve kundër regjimit sionist, 15 palestinezë janë martirizuar dhe 3 mijë të tjerë janë plagosur.

Advertisements