Breaking News

Spanja dërgon armatime në Arabinë Saudite

Ministria e tregtisë së Spanjës aprovoi shitjen e armëve për Arabinë saudite në një vlerë prej 141.7 milion euro.

Me shitjen e këtyre armëve, Spanja i është bashkuar vendeve si Amerika dhe Britania të cilët u shesin armë Arabisë Saudite, armë që përdoren në luftën e koalicionit saudit kundër Jemenit të përbërë nga Arabia Saudite, EBA dhe disa vende të tjera të rajonit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.

Advertisements