Breaking News

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Amerika është shteti më i korruptuar dhe më i padrejtë në botë

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit të mërkurën në takim me funksionarët shtetëror dhe me përgjegjësit e Këshillit për Koordinimin e Çështjeve Islame, deklaroi se Amerika është një prej shteteve më të korruptuara dhe më të padrejta në botë.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në këtë takim uroi përvjetorin e lindjes së Imam Askeri (a.s.) dhe manifestimin e përvjetorit të epopesë popullore të 30 dhjetorit të vitit 2009 dhe shtoi: “Mbështetja e Amerikës ndaj ISIS dhe ndaj terroristëve takfiristë, bashkëpunimi dhe aleanca e saj me shtetet diktatoriale si regjimin Al Saud, si dhe mbështetja e Uashingtonit ndaj kriminelëve sionist ndaj kriminelëve të cilët për çdo ditë po kryejnë krime në Jemen duke derdhur gjakun e popullit të këtij vendi, janë shembuj që tregojnë natyrën e prishur dhe të korruptuar të shtetit amerikan”. Ajetullah Khamenei në vazhdim vuri në dukje diskriminimin racor që sundon në Amerikë dhe mbi sistemin gjyqësor të këtij vendi dhe deklaroi: “Pavarësisht këtyre probleme dhe krizave themelore, amerikanët vazhdojnë të akuzojnë sistemet gjyqësore të vendeve të tjera të botës duke përfshirë edhe atë të Iranit. Ajetullah Khamenei i konsideroi të pasuksesshëm dhe të padobishme shpenzimet e mëdha dhe planet e komplikuara të Amerikës që i bënë ajo për krijimin e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve politike, fetare dhe etnike në Iran ndërsa shtoi: “Me ndihmën e Zotit, populli i Iranit dhe sistemi i Republikës Islamike të Iranit do ta zhgënjejë Amerikën në të gjitha sferat. Republika Islamike e Iranit me fuqi më të madhe do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe progresit. Kjo rrugë e zhvillimit do të vazhdojë edhe në periudhën e presidentit aktual të Amerikës dhe ata do të mbesin vetëm duke ëndërruar dobësimin e Republikës Islamike të Iranit”. Në lidhje me përvjetorin e ngjarjeve të 30 dhjetorit të vitit 2009, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: “Dita 9 dej (30 dhjetor), me të gjitha ngjarjet që përmban, tregon përgjigjen e popullit të Iranit ndaj lojërave komplotiste të Amerikës dhe vendosmërinë e popullit iranian për të mbrojtur vlerat e Revolucionit Islamik dhe vlerat fetare”.

Advertisements