Breaking News

Kasemi: Irani kërkon shpjegime nga qeveria e Kanadasë për vrasjen e shtetasit iranian

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi se Teherani kërkon shpjegime nga qeveria e Kanadasë për vrasjen e një shtetasi iranian nga ana e policisë.

Behram Kasemi, në një konferencë për shtyp ka thënë: Fatkeqësisht jemi informuar për vrasjen e shtetasit iranian Babak Saidi, me banim në Kanada, nga ana e policisë kanadeze. Zëdhënësi Kasemi tha se aparati diplomatik i Iranit po shqyrton rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe tha se iranianët me banim në Kanada kanë probleme mbi të drejtat e tyre konsullore në këtë vend. Ai shtoi se Teherani në dy vitet e kaluara ka bërë përpjekje të shumta për tu dhënë shërbime të mjaftueshme konsullore shtetasve iranianë me banim në Kanada, mirëpo deri tani nuk janë arritur rezultat e duhura. Babak Saidi është shtetas iranian i cili u vra nga policia e Kanadasë në qytetin Morrisburg të Ontarios. Kanadaja vazhdon të ketë sjellje diskriminuese ndaj emigrantëve dhe pakicave të tjera si dhe banorët autoktonë.

Advertisements