Breaking News

LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët, ndajnë rrugët

Kandidati i propozuar i Aleancës për Shqiptarët për dikasterin e Shëndetësisë ka qenë I papranueshëm për Kryeministrin Zoran Zaev kurse në Kuvend tashmë janë dorëzuar propozimet e reja për vendet boshe në kabinetin qeveritar. Zaev gjatë një interviste për Televizionin Telma tha se dikasteri i shëndetësisë i ka takuar Aleancës për shkak të, tashmë kryetarit të Gostivarit, Arben Taravarit.

Shëndetësia i është dhënë Aleancës për shqiptarët për shkak të zotit Taravari, propozimi i ri është i papranueshëm, sepse nuk është Arben Taravari dhe ne i ofruam zëvendës kryeministër për reformat.48:47-49:21 Është e papërshtatshme, por kam përgjegjësi më të madhe. Ai ishte krah për krah me mua më 27 prill, por edhe me BDI-në dhe me partitë më të vogla. Unë dhashë gjithçka nga vetja, kam hapur debate kudo, por nuk kemi gjetur një zgjidhje. Unë shpresoj se dyert do të mbesin të hapura për bashkëpunim edhe në të ardhmen- deklaroi kryeministër Zoran Zaev.

Kryeminsitri Zoran Zaev gjithashtu bëri të ditur se në Kuvend ka dorëzuar tre propozime për të përmbushur vendet e zbrazura në qeveri, ku për të parin e shëndetësisë ka propozuar Venko Filipçen i cili deri më tani ka qenë këshilltar i kryeministrit në sferën e shëndetësisë, për zëvendës ministër të arsimit dhe shkencës ka propozuar ish zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi, ndërsa ministër pa portofol është propozuar Aksel Ahmedovski nga Partia për Emancipim të Plotë të Romëve.

Ndërkohë të kontaktuar nga Alsat, Aleanca për Shqiptarët nuk u prononcuan në lidhje me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev. Kreu i saj Ziadin Sela, ditë më parë pas takimit me Zaev, deklaroi se Shëndetësia i takon partisë së tij. Nga kjo parti thonë se vendimin për mbetje apo jo në qeveri në kushte të këtilla do ta marrin në Kuvendin Qendror i cili do të mbahet nesër në Gostivar.

Advertisements