Breaking News

Rreziku i luftës në Ballkan, forcohet prania ruse në Serbi

Rreziku nga një luftë e re në Ballkan e ka detyruar Serbinë që ti afrohet Moskës, sipas portalit rus, Vozglad.

Portali shkroi se furnizimi i Serbisë me sisteme moderne të armatimit ishte një nga temat kryesore të takimit mes Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili qëndroi për vizitë në Rusi. Me këtë rast u fol edhe për iniciativa tjera, si zona e tregtisë së lirë me Serbinë dhe unioni i Euroazisë. “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian zyrtarët janë të detyruar të pranojnë se pozita e Rusisë në Ballkan është forcuar”, shkroi Vozglad. Portali vuri në pah se gjatë vizitës në Moskë, Vuçiq deklaroi se me dekada të tëra nuk ka pasur një bashkëpunim kaq të ngushtë ushtarak mes dy vendeve. “Të jemi të sinqertë, nuk bëhet fjalë për dekada. Një bashkëpunim i këtillë ne fushën ushtarake dhe teknologjike mes dy vendeve nuk ka ekzistuar kurrë. Dhe atë jo vetëm në historinë e kontakteve mes Serbisë dhe Rusisë, por as në atë të kontakteve mes Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë”, vlerësoi portali. Vozglad më tutje shkroi se Vuçiq edhe më herët ka nënvizuar se Serbia është në rrugën evropiane, por paradoksi qëndron në faktin se as ai, e askush tjetër në Beograd nuk ka formuluar me qartësi se çfarë nënkupton në praktikë ky betim ritual. “Për një kohë të gjatë Vuçiq ja ka arritur që me këtë frazë magjike të paralizoi vetëdijen e Brukselit dhe të Uashingtonit, por duket se tani amerikanët kanë humbur durimin”, konstatoi Vozglad.

Advertisements