Breaking News

Trump: Marrëveshja bërthamore një marrëveshje e keqe

Presidenti amerikan duke deklaruar strategjinë e re të sigurisë kombëtare, deklaroi se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e keqe.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar strategjinë e re për sigurinë kombëtare. Në këtë strategji Shtëpia e bardhë ka përmendur disa pretendime të pabaza dhe problemet e rajonit i ka lidhur me atë që Uashingtoni e quan hegjemonizmi i Iranit. Në këtë strategji, Uashingtoni ka pretenduar se Irani ka shkelur shpirtin e marrëveshjes bërthamore. Donald Trump president i amerikan ditën e hënë pretendoi se Irani nuk ka zbatuar marrëveshjen bërthamore dhe pretendoi se do të përpiqet për të bllokuar programin bërthamor të Iranit dhe për të mbyllur rrugën e Teheranit drejt përfitimit të armëve atomike. Edhe më herët presidenti amerikan ka mbajtur qëndrime që bien ndesh me qëndrimet e anëtarëve të tjerë të grupit 5+1 përkatësisht me qëndrimet e Rusisë, Kinës, Francës, Gjermanisë dhe BE. Presidenti amerikan gjithashtu ka akuzuar gardën revolucionare Sepah se mbështet terrorizmin dhe theksoi se do të sanksionojë këtë strukturë. Ndërkohë Be dhe shumë vende të tjera të botës pas kësaj deklarate të Trump, kanë thënë se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore.

Advertisements