Breaking News

Mahmud Abas thekson qëndresën përballë vendimit të Trump

Kryetari i AAP, është shprehur i vendosur për tu përballur me vendimin e presidentit Donald Trump kundër Kodsit.

Mahmud Abas, kryetari i AAP, në një konferencë për shtyp deklaroi se do të marrë masa politike, juridike dhe diplomatike kundër vendimit të Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. Amerika ka kërkuar që të heqë dorë nga roli i ndërmjetësuesit të paanshëm në bisedimet e paqes dhe palestinezët nuk duan një ndërmjetësues të këtillë, ka thënë në fjalën e  tij Mahmud Abas. Kreu i AAP shtoi se do të bëhen përpjekje që Palestina të anëtarësohet me të drejta të plota në OKB. Ismail Hanieh kreu i zyrës politike të Hamasit gjithashtu ka thënë se vendimi i Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të Izraelit është fundi i bisedimeve konstruktivë dhe nisje e lëvizjeve për intifadën e gjerë të çlirimit të Kodsit dhe të rajonit BPLJ.

Advertisements